Mjekësi, teknologji dhe…/ Rama zbulon planin për 4 universitete të reja: Nga Fieri, Vlora, Korça dhe Tirana

Mjekësi, teknologji dhe…/ Rama zbulon planin për 4 universitete të reja: Nga Fieri, Vlora, Korça dhe Tirana

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje me një nga rrjetet më të mëdha universitare në botë, me bazë në Londër, për hapjen e Universitetit Ndërkombëtar të Mjekësisë në Fier. Gjatë podcastit "Flasim", Rama tha se projekti është në fazën e diskutimeve dhe se palët kanë shqyrtuar edhe një draft-studim fizibiliteti. Sipas Ramës, bëhet fjalë për një investim të madh dhe një plan të gjerë që përfshin 4 universitete në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë. Kryeministri bën të ditur se universiteti në Fier do të jetë i fokusuar te mjekësia dhe synohet të jetë universitet ekselence. Në Vlorë parashikohet një universitet i përgjithshëm, ndërsa në Korçë do të ngrihet një universitet me fokus te teknologjia, ndërkohë që universiteti i...