Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë ultësirën e Krujës, duke kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugët që lidhin veriun e vendit me kryeqytetin. Situata paraqitet problematike në zonën nga Thumana deri përtej Rinasit, ku drejtuesit e automjeteve përballen me kushte të vështira gjatë qarkullimit. Për shkak të shikueshmërisë së ulët, automjetet që lëvizin në të dyja drejtimet duhet të respektojnë distancën e sigurisë dhe të shmangin shpejtësinë e lartë. Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet gjithashtu përdorimi i dritave të përshtatshme për mjegullën, me qëllim uljen e rrezikut të aksidenteve në këtë segment rrugor.