MISTERI I MADH/ Shqiptarët janë racë jashtëtokësore, teoria ‘GALAKSIA X’ që po bën xhiron e rrjetit
Një teori e pazakontë mbi origjinën e njerëzimit dhe shqiptarëve ka tërhequr vëmendje, pasi pretendon se racat njerëzore kanë ardhur nga planete të ndryshme dhe se gjurmët e tyre jashtëtokësore ruhen ende në ADN-në e njeriut. Deklaratat janë bërë nga Amadea Stefa, e prezantuar si mësuese e vetëshërimit dhe Ambasadore e Paqes në Austri, gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana”. Stefa deklaroi se beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe se, sipas bindjeve të saj, ata kanë qenë në Tokë prej miliarda vitesh. Sipas teorisë së saj, njerëzimi nuk do të kishte një origjinë të vetme. Përkundrazi, grupe të ndryshme njerëzish do të kishin ardhur nga planetë të ndryshëm, ndërsa karakteristikat fizike, përfshirë ngjyrën e syve, do të lidhen me origjinën e tyre planetare....
Burimi:
ntv.al