Mister fati i inxhinierit shqiptar, pas sulmit ukrainas në anijen turke: Nuk dihet nëse shpëtoi, i vëllai kërkon ndihmë
Erkan Nika, inxhinieri i dytë në bordin e anijes turke Aroyat, e cila thuhet se u sulmua në Detin e Zi, është zhdukur. Nika, me origjinë shqiptare, nuk ishte midis ekuipazhit të shpëtuar dhe po kërkohet nga familja e tij, e cila po bën thirrje për ndihmë. Anija turke “Aroyat”, pjesë e flotës së “Aroyat Management” me seli në Stamboll dhe e operuar nga “Kiva Marine”, kishte një ekuipazh prej 16 personash: 7 egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq (këtu përfshihet dhe shqiptari Erkan Nika). Ajo thuhet se u sulmua nga një dron pranë portit rus të Novorossiysk, në Detin e Zi më 27 shtator 2026. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe një zjarr shpërtheu në pjesën e pasme të anijes, ndërsa pretendimet se ai...
Burimi:
javanews.al