Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale! Votimi mes tensioneve, opozita bllokoi foltoren (VIDEO)

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale! Votimi mes tensioneve, opozita bllokoi foltoren (VIDEO)

votimi-85 vota pro TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 85 vota pro reformën e re territoriale, pas një seance maratonë prej rreth 15 orësh. Seanca përfundoi në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 9 tetor, ku shte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Votimi u shoqërua me debate dhe kundërshtime të forta nga opozita, sipas të cilëve, projektligji nuk ishte konsultuar me qytetarët dhe kërkoi që reforma të kalojë në referendum. Gjatë seancës, Partia Socialiste siguroi mbështetjen e nevojshme për miratimin e reformës, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të shprehura ditët e fundit nga deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Ky i fundit ndryshoi qëndrim përpara nisjes së seancës plenare, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, të enjten në mëngjes. Edhe Erion Braçe votoi...