Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar zyrtarisht Kodin e Sjelljes për Lobistët, përmes Urdhrit Nr. 194, datë 25 shtator 2026. Ky dokument vendos standardet etike dhe rregullat e sjelljes për të gjithë individët dhe subjektet e regjistruara në Regjistrin e Lobimit, me synim rritjen e besimit të publikut në proceset e vendimmarrjes publike. Në thelb të këtij kodi qëndrojnë parimet e ligjshmërisë, transparencës, profesionalizmit dhe identifikimit të menjëhershëm të çdo konflikti të mundshëm interesi. Kufizimet, ndalimi i ndikimit dhe ish-zyrtarët Kodi i ri përcakton rregulla të rrepta për mënyrën se si lobistët duhet të ndërveprojnë me zyrtarët publikë, duke ndaluar...
Burimi:
javanews.al