Miratohen tre projektligjet kyçe për kriptoasetet, sigurinë detare dhe strehimin social
Nën drejtimin e kryetares Anila Denaj, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka zhvilluar mbledhjen e radhës, gjatë së cilës është shqyrtuar dhe miratuar një paketë prej tre projektligjesh me rëndësi strategjike për tregjet financiare, sigurinë detare dhe mbështetjen sociale. Pikat kryesore të shqyrtuara në mbledhje Tregjet e kriptoaseteve I pranishëm në seancë, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, theksoi se nisma synon “të krijojë një kuadër ligjor për funksionimin dhe mbikëqyrjen e tregut të kriptoaseteve në Shqipëri”, duke garantuar transparencë, mbrojtje të investitorëve dhe standarde evropiane. Pas prezantimit nga relatori Klevis Jahaj, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi. Siguria Detare dhe Memorandumi i Parisit Me praninë e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, dhe...
Burimi:
javanews.al