Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e opozitës, por edhe të disa deputetëve brenda frontit qeverisës. Varianti i mazhorancës synon të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46,  por raporti përfundimtar i Komisionit Parlamentar evidenton se bashkimi territorial nuk mjafton për të garantuar shërbime më të mira. Reforma kërkon ndryshime të thella në shpërndarjen e kompetencave, financimin e pushtetit vendor dhe organizimin rajonal. Ndërkohë, opozita propozoi një model të kundërt, me mbi 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më afër qytetarëve. Dymbëdhjetë vjet pas reformës së vitit 2014, që reduktoi numrin e njësive...