Mira Murati në listën e ‘TIME’ të 100 personave me influencë në AI

Mira Murati në listën e ‘TIME’ të 100 personave me influencë në AI

Mira Murati mes 100 figurave që po udhëheqin revolucionin e Inteligjencës Artificiale. Revista prestigjioze TIME i ka kushtuar një artikull inxhinieres me origjinë shqiptare, Mira Murati, duke e përfshirë në listën e 100 personave që po udhëheqin revolucionin e Inteligjencës Artificiale në mbarë botën. Murati është gjithashtu pjesë e kopertinës globale të TIME100 AI, ku shfaqet krahas emrave të njohur të industrisë së teknologjisë, si Sam Altman, Elon Musk, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Ilya Sutskever. Përzgjedhja e saj vjen pas një karriere të rëndësishme në industrinë e teknologjisë dhe rolit që ka pasur si drejtuese e teknologjisë në OpenAI, kompania pas ChatGPT. Për këtë vit, TIME e ka ndarë listën në katër kategori kryesore: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë. Lista përfshin jo vetëm drejtues...