Ministrja Spahiu: Spitali rajonal i Gjirokastrës synon të kthehet në qendër reference për shërbimet shëndetësore

Ministrja Spahiu: Spitali rajonal i Gjirokastrës synon të kthehet në qendër reference për shërbimet shëndetësore

Spitali Rajonal i Gjirokastrës, pas transformimit të infrastrukturës dhe modernizimit të ambienteve, synon të konsolidohet si një qendër reference për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në të gjithë rajonin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan nga afër ambientet e spitalit, teksa diskutuan me stafin mjekësor edhe për hartimin e Planit Kombëtar 10-vjeçar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Shëndetësi. Spahiu u ndal tek investimet në infrastrukturën spitalore, duke theksuar se modernizimi i strukturave shëndetësore shoqërohet edhe me zgjerimin e kapaciteteve për shërbime të specializuara. Ajo bëri të ditur se ky spital përfshin katër salla kirurgjie, të cilat do të vihen në funksion të specialiteteve të ndryshme, si ortopedia, kirurgjia e përgjithshme, ORL-ja dhe okulistika. “Ky spital ka...