Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, deklaroi se për herë të parë në buxhetin e vitit 2027 për shëndetësinë parashikohet financimi i PET-scanit në sektorin publik. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Spahiu tha se për këtë investim parashikohet një fond prej 250 milionë lekësh, për rreth 2 500 pacientë. “Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kemi të parashikuar për 2027-ën edhe pajisjet e brakiterapisë. Është gati për prokurim”, tha Spahiu. Ministrja Spahiu theksoi se synimi për periudhën 2027-2029 është kalimi drejt një sistemi që vlerëson cilësinë dhe eficiencën e shërbimeve. “Duam të kalojmë nga një sistem që fokusohet te financimi i strukturave dhe shërbimeve drejt një sistemi që vlerëson cilësinë, eficiencën dhe...
Burimi:
kohajone.com