Ministrja Spahiu nga Onkologjiku: Po punojmë për të krijuar bordet e tumorëve në spitalet rajonale
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në spitalin Onkologjik nga ku bëri të ditur senpo punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike. Në kuadër të Tetorit Rozë, ministrja Spahiu apeloi veçanërisht për kryerjen e kontrolleve dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. “Kontrolli shpëton jetë. Një diagnostikim i hershëm ndihmon pacientin, familjen dhe krijon mundësi për ndërhyrje në kohën e duhur. Ndaj, ftoj çdo grua dhe vajzë ta shfrytëzojë këtë muaj për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të saj. “Po punojmë që, aty ku kemi kirurgë, onkologë dhe kapacitetet e nevojshme, të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale, në mënyrë...
Burimi:
kohajone.com