Ministrja Kumbaro dhe kryebashkiaku Llatja, vizitë në shkollën “Dhaskal Todri”
Gjimnazi “Dhaskal Todri”, një prej shkollave me traditë në qytet dhe me një histori 60-vjeçare, ka nisur këtë vit shkollor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe drejtoreshën e ZVA Elbasan, Vesa Llanaj Lico, vizituan gjimnazin, ku u njohën nga afër me investimet dhe risitë e sjella në këtë institucion arsimor. Vizita nisi në palestrën e rikonstruktuar të shkollës dhe vijoi në bibliotekën dixhitale, ku nxënësit kanë mundësi të aksesojnë online libra përmes website-it të “Dhaskal Todrit”. Një tjetër hapësirë e veçantë është Muzeu i Shkollës, ku përmes fotografive, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme përcillet historia e institucionit ndër breza, aktivitetet e...
Burimi:
kohajone.com