Ministrja e ardhshme’
‘Ministrja e ardhshme’ Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedes po prisja te kafja e televizionit, shoferin që do të më zbriste në qendër. Sapo kisha mbaruar një “debat” në një prej televizioneve të Tiranës, ku përpiqesha të shpjegoja rrezikun e madh që u kanosej zonave të mbrojtura dhe, në veçanti, gjymtimit të Parkut të Butrintit, pasuri botërore e UNESCO-s, në përfitim të resorteve turistike. Nderkohe qe shoferi i televizionit po vonohej, une veshtroja nga xhamat e kafesë pikat e shiut që binin ngadalë në një pellg të vogël. Makina me logon e televizionit ndaloi përpara derës. I thashë natën e mirë një gruaje të përgjumur që priste...
Burimi:
sot.com.al