Ministria e Sportit prezanton Kalendarin e Muajit të Rinisë
11 September, 2026 - 14:34 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar Kalendarin e Muajit të Rinisë, i cili përfshin një sërë aktivitetesh, mundësish dhe nismash të dedikuara për të rinjtë. Përmes këtij kalendari, të rinjve u ofrohen hapësira të reja për pjesëmarrje, angazhim dhe shprehjen e ideve dhe zërit të tyre. Ministria ka falënderuar ambasadat, komunat, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare që i janë bashkuar kësaj nisme dhe kanë kontribuar me aktivitetet e tyre. “Ky muaj është i juaji. Ta bëjmë bashkë të paharrueshëm!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Kalendari synon të krijojë një muaj të pasur me aktivitete dhe mundësi për të rinjtë në të gjithë vendin./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com