Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, katër protestues ende në spital
Ministria e Shëndetësisë përditësoi në 13 numrin e personave që morën ndihmë mjekësore gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Të dhënat e reja përfshijnë tetë protestues, tre punonjës policie dhe dy përfaqësues të medias. Sipas bilancit të përditësuar deri në orën 19:45, në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën shtatë protestues dhe dy përfaqësues të medias. Pesë prej tyre u larguan pas trajtimit, ndërsa katër protestues vijojnë ekzaminimet dhe kujdesin mjekësor. Njëri prej protestuesve pësoi dëmtim në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme. Ministria deklaroi se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pa përcaktuar në njoftim llojin e mjetit që i shkaktoi dëmtimin. Në QSUT morën trajtim një protestues dhe një punonjës policie. Të dy u larguan nga spitali pas ndihmës mjekësore....
Burimi:
ntv.al