Ministria e Shëndetësisë ndërhyn për nënë Lilianën, shtrohet në Spitalin Onkologjik

Ministria e Shëndetësisë ndërhyn për nënë Lilianën, shtrohet në Spitalin Onkologjik

Pas publikimit të rastit në media, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë për të garantuar trajtimin e nënë Lilianës, e cila është shtruar në Spitalin Onkologjik pranë QSUT “Nënë Tereza”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Sipas ministres, Shërbimi Social Shtetëror dhe strukturat e QSUT-së janë koordinuar për të siguruar transportin dhe sistemimin e pacientes në spital. Nënë Liliana, e cila deri tani udhëtonte çdo ditë nga Elbasani drejt Tiranës për të marrë terapinë, do të qëndrojë e shtruar gjatë gjithë periudhës së trajtimit, sipas planit të përcaktuar nga mjekët specialistë. “Askush nuk duhet të mbetet pa kujdes për shkak të pamundësive ekonomike apo sociale. Rasti është tashmë në ndjekje dhe kujdesi për pacienten do...