Ministria e Kulturës njofton për hapjen e Kalasë së Prizrenit
8 September, 2026 - 17:40 Ministria e Kulturës ka njoftuar se, nga 7 shtatori 2026, Kalaja e Prizrenit është sërish e hapur për vizitorë, duke filluar nga ora 12:00. Sipas njoftimit të Ministrisë, punimet në kala do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye, disa pjesë të hapësirës do të jenë të mbyllura për vizitorët. Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që gjatë vizitës të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura. Hapja e kalasë për vizitorët u mundëson turistëve dhe qytetarëve të vazhdojnë vizitat në një prej monumenteve më të rëndësishme historike dhe kulturore të Prizrenit, ndërsa punimet do të vijojnë në pjesët e tjera të kompleksit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com