Ministria e Kulturës mbështet Hardh Festin në Rahovec

Ministria e Kulturës mbështet Hardh Festin në Rahovec

4 September, 2026 - 19:30 Ministria e Kulturës dhe Turizmit është një nga mbështetësit kryesorë të Hardh Festit, festivalit që sjell në vëmendje traditën e vreshtarisë, prodhimet vendore dhe kulturën e Rahovecit. Përgjatë festivalit, qytetarët dhe vizitorët kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete kulturore e artistike, programe për fëmijë, si dhe të vizitojnë asetet e trashëgimisë kulturore. Përmes mbështetjes së këtij festivali, Ministria synon të kontribuojë në promovimin e kulturës, traditës dhe potencialit turistik të Rahovecit./KultPlus.com