Ministria e Kulturës dhe AIP nënshkruajnë memorandum për publikimin e informacionit

Ministria e Kulturës dhe AIP nënshkruajnë memorandum për publikimin e informacionit

29 September, 2026 - 15:34 Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për përmirësimin e mënyrës së publikimit të dokumenteve dhe informacioneve për publikun. Marrëveshja synon të standardizojë praktikat e publikimit proaktiv dhe të rrisë kapacitetet e zyrtarëve përgjegjës për këtë proces. Në kuadër të saj parashihet edhe harmonizimi i praktikave dhe monitorimi i përmbushjes së detyrimeve për publikimin e dokumenteve dhe informatave publike. Memorandumi është pjesë e zbatimit të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028 dhe synon krijimin e një modeli më të unifikuar për publikimin e informacionit publik. Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, dhe Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku./KultPlus.com