Ministri Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvendin e Kosovës! Dënimi do shpallet më 8 Shtator
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por dënimi do të bëhet i ditur më 8 shtator. Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj, shkruan KosovaPress. “Është fajtor sepse me datë 21 gusht 2018 në Prishtinë në sallën e kuvendit gjatë mbajtjes. Ka përdorur bombolën e gazit. Duke pamundësuar mbajtjen e seancës, duke e aktivizuar që të hidhet brenda me çka deputetët e Kosovës janë detyruar të lëshojnë sallën. Sot gjykata e shpall vetëm aktgjykimin sa i përket të pandehurit, vendimin lidhje me dënimin 8 shtator nga ora 9:00”, tha ai.
Burimi:
javanews.al