Ministri Salla nga Shkodra: Dyfishim i mbështetjes për bletarinë, mbi 700 aplikime në Skemën Kombëtare
Mbështetja për sektorin e bletarisë është dyfishuar këtë vit, ndërsa mbi 700 bletarë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me një grup bletarësh në Shkodër, ku diskutoi nga afër nevojat dhe problematikat e sektorit, si dhe mundësitë për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë së produkteve, shëndetin e bletëve dhe zgjerimin e aksesit në treg. Në fokus të mbështetjes, sipas Sallës janë edhe investimet në pajisjet e nevojshme për aktivitetin e bletarëve. Përmes masave të investimeve, financohet deri në 50% e kostove për pajisje, përfshirë kosheret, centrifugat, si dhe pajisjet për ruajtjen dhe përpunimin e mjaltit. “Këtë vit kemi dyfishuar mbështetjen për bletarinë, ndërsa mbi 700 bletarë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare....
Burimi:
kohajone.com