Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna që po vijon për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Devoll, me synim rritjen e mbrojtjes nga përmbytjet të tokave bujqësore dhe zonave përreth. “Nga lumi Devoll, ku vijon puna për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e 4.3 km argjinaturë, nga Pylli i Fazanëve deri në Orman, si dhe përforcimin e brigjeve”, shkruan Ministri Salla. Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.Në kuadër të ndërhyrjes është planifikuar largimi i...
Burimi:
javanews.al