Ministri që dhunoi rininë/ U dogj nga sondazhet, Rama shkarkon Veliajn dhe emëron Demon si drejtues politik të Tiranës

Ministri që dhunoi rininë/ U dogj nga sondazhet, Rama shkarkon Veliajn dhe emëron Demon si drejtues politik të Tiranës

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministrja, Albana Koçiu, do të jenë drejtuesit politikë për Tiranën. Kjo është konfirmuar për SYRI TV nga burime brenda Asamblesë Socialiste. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës dhe ka caktuar në vend të tij Ervin Demon dhe Albana Koçiun. Ministri i Brendshëm ishte arkitekti i dhunës brutale policore mbi protestuesit në Tiranë. Ndërkohë emri i tij ishte diskutuar si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, por sondazhet e brendshme të PS e nxirrnin atë shumë keq. Mbledhja e Asamblesë së PS po zhvillohet me dyer të mbyllura. Edi Rama ka urdhëruar të pranishmit edhe të fikin celularët. Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialsite, Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen...