Ministri publikon videon se si kapet nga droni personi që vendos zjarrin…

Ministri publikon videon se si kapet nga droni personi që vendos zjarrin…

Aktualitet Kryesore E Hënë, 7 Shtator 2026 13:20 Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka publikuar videon ku me dron kapet personi që vendos zjarr në pyje: “Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë!”.