Ministri Nufi: NATO duhet të forcojë bashkëpunimin kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në një intervistë për ”POLITICO Europe”, ka theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të NATO-s për t’u përballur me kërcënimet hibride, dezinformimin dhe fushatat keqdashëse në hapësirën digjitale.Nufi vuri në dukje se këto kërcënime synojnë të cenojnë besimin publik, të nxisin përçarje dhe të dobësojnë qëndrueshmërinë e shoqërive demokratike. Ministri gjithashtu nënvizoi nevojën për një NATO më aktive, me mekanizma të koordinuar, ekspertizë të specializuar dhe ekipe reagimi në mbështetje të vendeve anëtare. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për Shqipërinë, siguria nuk kufizohet vetëm në mbrojtjen e territorit, por përfshin edhe mbrojtjen e institucioneve, qytetarëve dhe hapësirës sonë informative. “Përballë sfidave të reja, vendi ynë mbetet i angazhuar për një Aleancë më të fortë, më të përgatitur dhe...
Burimi:
kohajone.com