Ministri Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesëmarrës në programin “Balkans Forward Congressional Fellowship 2026”, të organizuar nga Këshilli Atlantik. Ministri Nufi u shpreh se ky takim ishte “një mundësi e mirë për të ndarë mesazhin se Shqipëria nuk është më vetëm një konsumatore e sigurisë euroatlantike, ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s. Në këtë kuadër, projektet dhe investimet strategjike në infrastrukturën kombëtare, përfshirë Korridorin VIII, Porto Romanon dhe Bazën Ajrore të Kuçovës, u vlerësuan si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për forcimin e kapaciteteve kombëtare...