Ministri Malaj u përgjigjet gjyqtarëve: U shkon paga 567 mijë lekë, 165 milionë euro ikin nga buxheti
Ministri i Financave, Petrit Malaj, u është përgjigjur gjyqtarëve për rritjen e pagave. Malaj tha se kjo çështje do të adresohet më 17 shtator, kur parashikohet miratimi i ndryshimeve ligjore që do t’i japin Ministrisë së Financave bazën administrative për veprim. Sipas ministrit, kërkesat për rritjen e pagave do të sillnin një efekt prej rreth 40 milionë eurosh në vit, ndërsa rishikimi i pagave për periudhën 2023-2026 do të kërkonte edhe 125 milionë euro të tjera. “Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë. Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit...
Burimi:
kohajone.com