Ministri Karakaçi: 110 milionë euro investime në konvikte, Vaun e Dejës dhe digjitalizimin e nënstacioneve elektrike
Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen me qeverinë gjermane, në vlerën 110 milionë euro, për financimin e tre projekteve të rëndësishme në sektorin energjetik. Nga fondi total, 20 milionë euro do të jenë në formën e grantit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë se një nga projektet parashikon vijimin e rehabilitimit të konvikteve universitare, me fokus rritjen e eficiencës energjetike. Pas investimeve të përfunduara me sukses në 15 konvikte, marrëveshja e re mundëson ndërhyrje në 14 konvikte të tjera. Investimet synojnë përmirësimin e kushteve të akomodimit, uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e eficiencës energjetike. Një tjetër komponent i marrëveshjes lidhet me investimet në HEC-in e Vaut të Dejës, një prej objekteve kryesore të prodhimit të energjisë...
Burimi:
kohajone.com