Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3 prioritete themelore, mirëqenien sociale, stabilitetin social dhe reformat për anëtarësimin në BE. Një ndër prioritetet e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë pensionet, teksa ministri shpjegoi se parashikohen afrimi i indeksimit 1.35 miliardë lekë në prill si dhe dyfishim i bonusit mujor me 20 miliardë lekë. Fjala e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, në Konferencën e Kryetarëve: Sot kam kënaqësinë të prezantoj përpara jush projektbuxhetin për vitin 2027, të cilin në vijmësi do të kemi mundësi ta diskutojmë bashkërisht, në tërësi dhe duke u ndalur më në detaje, në Komisionet Parlametare. Projektbuxheti që paraqesim sot, vjen në një moment...
Burimi:
kohajone.com