Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim! I shpëton burgut nëse nuk…

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim! I shpëton burgut nëse nuk…

incidenti ne kuvend 2018-xhelal sveçla KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit në vitin 2018. Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Sveçlën për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Megjithatë, Sveçla nuk do ta vuajë dënimin në burg. Vendimi, 1 vit burgim me kusht, nënkupton se Sveçla nuk futet në qeli nëse gjatë një viti ai nuk kryen një tjetër vepër penale. Prokurori Valdrin Krasniqi kishte kërkuar që Sveçla të dënohej me dy vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Sveçla u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me një vendim të datës 2 shtator, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit...