Ministri Hoxha takon komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria, gati për zgjerimin
Shqipëria është gati për anëtarësimin në BE. Kështu shprehet ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha pas takimit me komisioneren për zgjerimin Marta Kos në Dublin. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare Kos do të çojë përpara këtë proces për të cilin Shqipëria është e përqëndruar për të vazhduar me reformat dhe angazhimet, si edhe për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE. Postimi i plotë nga Hoxha Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë;...
Burimi:
kohajone.com