Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore
Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar ka ngritur zyrtarisht siparin në Tiranë për edicionin e tij të 14-të, një ngjarje madhore kulturore që këtë vit sjell Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si partner kryesor mediatik. Nga data 3 deri më 12 shtator, ky organizim do ta kthejë kryeqytetin në qendrën e kinematografisë, ku rreth 220 filma të prodhuar nga viti 2012 e deri më sot do të shfaqen në katër hapësira të ndryshme: Universitetin e Arteve, Kinemanë Agimi, Piramidën e Tiranës dhe “Film Zone” në sheshin “Nënë Tereza”. Ceremonia e hapjes, e moderuar nga Pandi Laço dhe Marsela Çibiku, u zhvillua në sheshin e Universitetit të Arteve. I pranishëm në ceremoni, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, vlerësoi punën e Qendrës...
Burimi:
javanews.al