Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet ‘plotësisht’ në BE

Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet ‘plotësisht’ në BE

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, i ka bërë thirrje Britanisë që të rikthehet "plotësisht" në BE, pasi kryeministri Andy Burnham la të kuptohet se një referendum i dytë për Brexit-in ishte "i mundur" në një program të ardhshëm zgjedhor të Partisë Laburiste. Lescure tha se anëtarësimi në bllok sjell disa vështirësi, por u mundëson vendeve anëtare t'u përgjigjen më mirë sfidave me të cilat përballet bota, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Javën e kaluar, Burnham theksoi se Britania e Madhe duhet t'i "shqyrtojë opsionet", duke filluar nga ruajtja e gjendjes aktuale, ribashkimi me bashkimin doganor ose tregun e përbashkët, e deri te rikthimi "plotësisht" në bllok. I pyetur për komentet e kryeministrit, Lescure i tha BBC-së: "Populli britanik mori një vendim – dhe...