Ministri Demo vizitë tek IdentiTek: Ulen tarifat për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë!

Ministri Demo vizitë tek IdentiTek: Ulen tarifat për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara qytetarësh që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Gjatë një vizite në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit, ndërsa theksoi nevojën që përmirësimi i shërbimeve të shoqërohet edhe me uljen e kostove për qytetarët. “Kemi nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Demo. Paralelisht me rishikimin e tarifave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe IdentiTek po punojnë për thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave për pajisjen me dokumente identiteti. Sipas ministrit, procedura e...