Ministri Demo kërkon lehtësimin e trafikut në Tiranë, shtohen masat e Policisë Rrugore

Ministri Demo kërkon lehtësimin e trafikut në Tiranë, shtohen masat e Policisë Rrugore

Ministri Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka kërkuar shtimin e kontrolleve të Policisë Rrugore për të lehtësuar qarkullimin në Tiranë veçanërisht në nyjet me problematike si zona e 21 Dhjetorit. Pas dëmtimeve të semaforëve dhe sinjalistikës gjatë javëve të fundit, Demo ka kërkuar vlerësimin e efektit të masave të marra dhe ndërhyrje të mëtejshme për të shmangur vonesat e qytetarëve. Problematikat e trafikut në kryeqytet dhe vështirësitë në qarkullim kanë qenë në fokus të një inspektimi të ministrit të Punëve të Brendshme Ervin Demo në zonën e 21 Dhjetorit një prej nyjeve më të rënduara të trafikut në Tiranë. Gjatë inspektimit ministri theksoi se dëmtimet e infrastrukturës urbane semaforëve dhe sinjalistikës kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës duke kërkuar angazhim...