“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se korrupsioni nuk është vetëm një problem politik, por një kosto që rëndon drejtpërdrejt mbi familjet, pensionistët dhe bizneset shqiptare. Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, Tabaku thotë se shqetësimet për korrupsionin, konkurrencën e deformuar, informalitetin, pastrimin e parave, prokurimet dhe pasigurinë e pronës nuk janë vetëm akuza të opozitës. “Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kriza për të cilën ne flasim, sepse e jetojmë çdo ditë, përshkruhet edhe atje”, shprehet ajo. Sipas Tabakut, korrupsioni përkthehet në më pak para për pensionet, familjet dhe shërbimet publike, ndërsa kontratat e fryra dhe jotransparente krijojnë detyrime...
Burimi:
javanews.al