“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta”- Pankarta ironizuese ndaj Ramës: Demokracia nuk është monolog!

Në ditën e 103-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku nuk kanë munguar ironia dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër pankartat e shfaqura gjatë protestës janë: “Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta. Hemodializa u bë biznes, po na merret kjo jetë”, “5.3 miliardë lekë zhduken me fatura pa vlerë”, “SPAK, zgjohu e vepro, mos i mbyll sytë këtë herë”, “Demokracia nuk është monolog”, “17:00 – Prani Besnike, 24/7 probleme publike”. Pankartat pasqyrojnë temat kryesore të protestuesve, nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet publike, te kërkesat për një reagim më të fortë të institucioneve të drejtësisë.