Ministra, deputetë dhe ish-ministra: Mos! Po vijnë prokurorët e SPAK!
SPAK po kthehet në legjendë, arrestime VIP nga politika dhe nga institucionet qendrore, ish-ministra dhe ministra nën hetim. Sot arrestuan edhe drejtoren e shërbimit sekret shqiptar,Flora Hyseni që ka sekrete shtetrore, por duket se SPAK ka me tepër sekrete edhe për kryeagjenten shqiptare, të cilës i prenë fletë arrestin. Ndërkohë një karikaturë miqësore e gazetës KOHA JONE, tregon se drejtuesi i SPAK Klodian Braho sëbashku me dy ish-drejtuesit e SPAK, tashmë Prokuror, Altin Dumanin e Arben Krajën ka dalë për të mbledhur ministrat për në burg! Ata shoqerohen nga prokurore dhe prokurorë të tjerë të SPAK. Dialog nëpër ministri: Ministria X: Me duket nuk po vijnë te ne! Ministria Y: Po shkojnë te ministria tjetër! Ministria Z: Mooss! Janë drejtuar këtu te ne! ….
Burimi:
kohajone.com