MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

Marka e njohur ndërkombëtare e automobilave MINI Cooper ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, duke sjellë në vëmendje peizazhet dhe bukuritë natyrore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga reklama promovuese e markës së njohur të automobilave. “Pamje fantastike të MINI Cooper, markës së njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, mes peizazheve dhe bukurive të vendit tonë”, tha Rama. Përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e këtij projekti promovues sjell një tjetër mundësi për ekspozimin e peizazheve shqiptare përmes një marke të njohur ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com