Mimoza Ahmeti prezanton librin “Tregimet e civilizimit” më 26 tetor
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti do të promovojë librin e saj të ri, “Tregimet e civilizimit”, më 26 tetor në Prishtinë. Promovimi do të mbahet në orën 18:00, në Librarinë Dukagjini, në Sheshin “Nëna Terezë”, ku lexuesit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me librin dhe të bashkëbisedojnë rreth tij. Organizatorët i ftojnë të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje kushtuar letërsisë, fjalës dhe tregimeve./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com