Milner për Balotelli: “Sillej si një fëmijë 11-vjeçar”. Mario nuk e pret mirë: “Uau James, e paske tepruar…”

Milner për Balotelli: “Sillej si një fëmijë 11-vjeçar”. Mario nuk e pret mirë: “Uau James, e paske tepruar…”

18 Shtator 2026 12:24 Alfred Lleshi Shkëndija në rrjetet sociale mes James Milner dhe Mario Balotellit. Mesfushori anglez, në podcastin “The Good, The Bad & The Football”, tregoi si ishte të ndaje dhomën e zhveshjes dhe të luaje me sulmuesin italian: “Gjithmonë kam shkuar mirë me të, edhe pse ishte si të kishe një fëmijë 11-12 vjeç në skuadër”. Milner shpjegoi më tej: “Ndonjëherë ishim duke biseduar dhe askush nuk po e shikonte. Ai do të bënte çdo budallallëk për të tërhequr vëmendjen. Bënte zhurmë, prishte gjëra, vetëm që vëmendja të kthehej tek ai”. Ish-lojtari i Manchester City dhe Liverpoo, ku luajti përkrah Balotellit, rrëfeu edhe një episod: “Një herë erdhi në stërvitje me një ‘Bentley’ të kamufluar. E pashë teksa goditi makinën time gjatë kthimit...