Miliona euro nën hetim/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar, Balluku nuk është më e fuqishme si më parë

Miliona euro nën hetim/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar, Balluku nuk është më e fuqishme si më parë

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka cilësuar çështjen e Belinda Ballukut si një prej hetimeve me peshën më të madhe financiare në SPAK, për shkak të vlerës së lartë të prokurimeve në sektorin e infrastrukturës. Tomorri deklaroi se SPAK po heton rreth 11-12 procedura prokurimi, me një vlerë që sipas tij shkon në rreth 300 deri në 400 milionë euro. Sipas gazetarit, çështja kryesore nuk është vetëm përcaktimi i përgjegjësive penale, por edhe llogaritja e dëmit financiar që mund t’u jetë shkaktuar qytetarëve dhe rikuperimi i parave, nëse korrupsioni provohet. Tomorri shprehu skepticizëm për rezultatet financiare të hetimeve të mëparshme, duke thënë se në raste të tjera nuk është përcaktuar qartë dëmi ekonomik dhe nuk ka pasur rikuperim të plotë të parave. “Interesi i...