Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

Deputetja Ina Zhupa ka denoncuar mënyrën e parashikuar për funksionimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, duke pretenduar se struktura e propozuar krijon konflikt interesi dhe mund të sjellë shpërndarjen e fondeve mbi baza politike dhe klienteliste. Sipas Zhupës, fondi mund të administrojë miliona euro përmes granteve, subvencioneve dhe instrumenteve të tjera financiare për projekte në fushën e mjedisit dhe restaurimit. Ajo pretendon se projektet mund të propozohen edhe nga vetë ministria apo agjencitë në varësi të saj, ndërsa vlerësimi do të kryhet nga një komision i përbërë nga pesë nëpunës drejtues të ministrisë, të caktuar nga ministri. Vendimi përfundimtar, sipas saj, do të merret po nga ministri. Deputetja publikoi gjithashtu një video nga diskutimet në komision, duke kundërshtuar pretendimin e nënkryetarit Erion Malaj se mekanizmi...