Milani, sërish qasje e pamjaftueshme. Merr leksione nga rezervat e Benfica, tani Amorim rrezikon…
Pas eksperimenteve të dështuara me Fonseca dhe Conceição, si dhe atij ende në vlerësim të Amorim, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Milanit, të përqendruar te trajnerët portugezë, do të provojnë në të ardhmen me Marco Silvën. Benfica, që luajti me një formacion rezervash dhe 9 titullarë jashtë, dominoi plotësisht dhe i dha leksione Milanit. Pas golit të Lukebakios, portugezët iu afruan më shumë golit të dytë sesa Milani barazimit, ndërsa shtylla e Sudakovit ishte një tjetër rast. Goli i Kaminskit, më pak se 10 minuta pas pushimit, mbylli ndeshjen. Qasja e gabuar po përsëritet; në asnjë nga pesë ndeshjet zyrtare të sezonit, Milani nuk ka shënuar në pjesën e parë. Gonzalo Ramos, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, ishte thuajse i...
Burimi:
telesport.al