MILANI PAS SHPINE/ TARE DREJT ARABISE SAUDITE, SHEIKET E DUAN NE KRYE TE PROJEKTIT TE RI
Igli Tare mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në Arabinë Saudite. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Lazios raportohet se ka hyrë në negociata me klubin Al Ahly, i cili synon t’i besojë drejtimin sportiv pas largimit të portugezit Rui Pedro në shtator. Sipas gazetarit italian Francesco Porzio, i cili foli në emisionin “Al-Montasaf”, drejtuesit e klubit saudit kanë nisur bisedimet me Taren për ta emëruar në postin e drejtorit sportiv. Klubi synon të përfitojë nga përvoja e shqiptarit në futbollin italian dhe aftësia e tij për të identifikuar lojtarë cilësorë e për t’i afruar ata në merkato. Tare ka krijuar emër në futbollin italian, veçanërisht gjatë viteve të punës te Lazio, ndërsa eksperienca e tij...
Burimi:
ntv.al