“Milani është në zemrën time, kombëtarja italiane do të dalë nga kjo situatë e keqe”

“Milani është në zemrën time, kombëtarja italiane do të dalë nga kjo situatë e keqe”

25 Shtator 2026 14:00 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Andriy Shevchenko foli për lidhjen e tij me Milanin dhe Italinë: “Milani është gjithmonë në zemrën time, do të jem gjithmonë tifoz i tij. Edhe Italia është gjithmonë në zemrën time, është atdheu im i dytë. Nuk e them për t’i bërë qejfin dikujt, por sepse është e vërtetë”. Për kombëtaren italiane, ish-sulmuesi kuqezi tha: “Mos u ankoni shumë, do të dilni nga kjo situatë. Vlerësoni historinë tuaj dhe mendoni se keni shumë talent. Thjesht duhet të ndryshoni disa gjëra dhe të nisni përsëri. Keni edhe njerëzit e duhur për ta bërë këtë”. Shevchenko ka zgjedhur italianin Andrea Maldera në stafin e Ukrainës: “Ai e njeh mirë ambientin, ka punuar jashtë edhe me...