Milan Kundera: Jeta është tjetërkund

Milan Kundera: Jeta është tjetërkund

– Pasthënie për botimet amerikane, italiane dhe gjermane të romanit – “Jeta është tjetërkund” është një referencë e fjalisë së famshme të Rimbaud-it. André Breton-i e citon në përfundim të Manifestit të mbirealizmit. Në Paris, në maj të vitit 1968, studentët e shkruan si një parullë mbi muret e Sorbonës. Por titulli origjinal i romanit ishte Koha lirike. E ndryshova kur pashë tmerrin në fytyrën e botuesve të mi që dyshonin nëse ndokush do mund të blinte një roman me një titull kaq abstrakt. Koha lirike është rinia. Romani im është një epope e rinisë, një analizë e asaj që unë e quaj qëndrim lirik. Qëndrimi lirik është njëra nga mundësitë e gjithkujt, njëra nga kategoritë themelore të ekzistencës njerëzore. Nëse poezia lirike, si zhanër...