Migracioni në BE, pesë shtete anëtare synojnë marrëveshje për “qendrat e kthimit” jashtë bllokut brenda vitit
Ministrat e Imigracionit dhe të Punëve të Brendshme të pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian; Danimarkës, Gjermanisë, Greqisë, Austrisë dhe Holandës, janë takuar në Kopenhagen për të koordinuar hapat drejt finalizimit të marrëveshjeve me vende jashtë bllokut, me qëllim ngritjen e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për emigrantët që u është refuzuar kërkesa për azil. Gjatë takimit të zhvilluar ditën e premte, përfaqësuesit e të pesë shteteve konfirmuan se janë duke zhvilluar bisedime teknike me partnerë potencialë jashtë BE-së. Duke shprehur vendosmërinë e bllokut për të ecur përpara me këtë plan, Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se “ne duam të arrijmë një marrëveshje me vendet e treta këtë vit”, duke konfirmuar gjithashtu se diskutimet teknike po vijojnë me vende jo-anëtare, megjithëse emrat e tyre...
Burimi:
javanews.al