Meta zbulon ç’ndodhi sot në GJKKO dhe ngre dyshime: Kush po e dirigjon drejtësinë?

Meta zbulon ç’ndodhi sot në GJKKO dhe ngre dyshime: Kush po e dirigjon drejtësinë?

Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës, duke nisur nga 29 tetori. Vendimi vjen në një kohë kur avokatët janë në bojkot, ndërsa konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë vijon të mbetet i pazgjidhur. Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të seancës, duke e cilësuar procesin si një drejtësi me regji politike. Në një postim të gjatë në Facebook, Meta ka renditur kronologjikisht atë që, sipas tij, ndodhi gjatë seancës, duke kundërshtuar arsyetimin për shtyrjen e gjyqit për shkak të bojkotit të avokatëve. Meta pretendon se shtyrja e procesit është e pakuptimtë, pasi ai ka kërkuar dhe i është lejuar të mbrohet pa avokat. Sipas tij, në...